Studentët të interesuar më shumë në inxhinieri dhe mjekësi

Drejtimi i Mjekësisë dhe inxhinierisë janë më të kërkuarit këtë vit që maturantët të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës. Sipas njohësve të arsimit, kjo është pozitive deri sa studentët thanë që po zgjedhin këto drejtime për shkak mundësive që u ofrojnë

Ilustrim

5 mijë e 497 studentëve këtë vit Universiteti i Prishtinës ua ka hapur dyert. Por, ndryshe nga herët e tjera, studentët më shumë i janë drejtuar dyerve të Fakultetit Mjekësisë dhe atij teknik.

E maturantja, Kosovare Uka dokumentet i ka dërguar në këtë të fundit, sipas saj, ky fakultet do t’i ofroj punë më shpejtë në të ardhmen.

“Me ndihmën që më thanë këtu, se mundemi me gjetë nëse vazhdon në këtë fakultet edhe në kompani shumë të mëdha thash pse mos ta provojë. Ndoshta kam fat dhe pranohem,” u shpreh maturantja, Kosovare Uka.

Kosovare Uka, maturante

Ndërsa, prorektorja për arsim, Mimoza Ibrani tregoi për drejtimet specifike më të dëshiruara për studentët deri tani.

“Programët më të kërkuara janë ato të cilat ofrohen nga fakulteti i mjeksisë, prinë mjekësia e përgjithshme, pastaj stomatologjia, infermieria, stomatologjia e kështu me radhë pastaj kemi një numër të konsiderueshëm të aplikimeve në programin inxhinieri softuerike, kompjuterike, programi shkenca kompjuterike, në programin psikologji, gjuhe angleze dhe gjermane,” tregoi më shumë prorektorja, Mimoza Ibrani.

Mimoza Ibrani, prorektore

Numri i madh i aplikimeve në këto drejtime sipas njohësve të arsimit është dukuri pozitive.

“Po mendoj që ky është sinjal i vendeve të punës edhe në Kosovë edhe në Evropë madje edhe në botë profesionet në inxhinieri dhe IT janë profesionet më të kërkuara dhe ka vende të reja pune për këto profesione,” ka thënë njohësja e arsimit, Bardha Qirezi.

Bardha Qirezi, njohëse e arsimit

Fakulteti me më pak aplikues është programi edukim fizik dhe sport.

Aplikimi për maturantë në Universitetin e Prishtinës, është i hapur deri më 19 korrik.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika