Studimi: Ekstrakti i kanabisit lehtëson dhimbjet e shpinës pa shkaktuar varësi

Një ekstrakt i marrë nga bima e kanabisit është zbuluar se zvogëlon ndjeshëm dhimbjet kronike të shpinës pa shkaktuar varësi, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Nature Medicine.

Studiuesit vlerësojnë se ky mund të jetë “trajtim i parë jo-varësues dhe i provuar klinikisht” për menaxhimin e dhimbjeve të vazhdueshme, duke ofruar një alternativë të sigurt ndaj opioideve, të cilat shpesh lidhen me efekte anësore të rënda dhe rrezik të lartë varësie.

“Duke pasur parasysh prevalencën e lartë të dhimbjes kronike të shpinës së poshtme dhe krizën globale të opioideve, këto gjetje ofrojnë një strategji premtuese dhe jo-varësuese për përdorim klinik”, deklaruan autorët e studimit.

Në provën klinike morën pjesë 820 të rritur që vuanin nga dhimbje të vazhdueshme të shpinës së poshtme. Ata u trajtuan për 12 javë me ekstraktin VER-01, i cili u tregua efektiv në zvogëlimin e nivelit të dhimbjes, pa shkaktuar efekte anësore serioze ose shenja varësie.

Pjesëmarrësit raportuan përmirësim të ndjeshëm të simptomave edhe gjatë një periudhe shtesë 6-mujore pas trajtimit fillestar. Efektet anësore më të zakonshme përfshinë marramendje të lehtë, përgjumje dhe të përziera, të cilat u shfaqën kryesisht në fazën e parë të trajtimit dhe nuk vazhduan më tej.

Ndryshe nga opsionet aktuale të trajtimit, si ilaçet anti-inflamatore (që mund të shkaktojnë rreziqe afatgjata për zemrën dhe stomakun) apo opioidet (që lidhen me varësi dhe efekte anësore të rënda), VER-01 u vlerësua si një alternativë e sigurt dhe efektive.

“Nuk pati shenja përshkallëzimi të dozës, abuzimi, varësie apo simptoma të abstinencës,” sqaruan shkencëtarët.

Ata shtuan se gjetjet nxjerrin në pah potencialin e VER-01 për të lehtësuar dhimbjen pa pasojat e rënda që lidhen me përdorimin e opioideve.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika