Stuhia ‘Nils’ në Francë lë dy të vdekur, vijojnë paralajmërimet për përmbytje

Pasojat e një stuhie vdekjeprurëse vazhduan të prekin pjesë të Francës të premten, ndërsa shqetësimet për përmbytje mbeten në jugperëndim, edhe pse paralajmërimet për erë janë hequr, njofton shërbimi meteorologjik Météo-France.

Zëdhënësja e qeverisë, Maud Brégeon, tha për TF1 se Franca kishte regjistruar dy vdekje të lidhura me Stuhinë Nils: një në të enjten në departamentin Landes dhe një tjetër “në orët e fundit” në Tarn-et-Garonne, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Sipas saj, viktima e dytë ishte një burrë që u gjet në oborrin e tij.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se stuhia kishte lënë deri në 900 mijë njerëz pa energji elektrike deri të premten në mëngjes teksa shërbimi ishte rikthyer për rreth gjysmën e të prekurve, me mobilizimin e 3,000 personave të personelit, përfshirë 2,100 teknikë.

Vigilanca ndaj përmbytjeve mbeti e lartë.

Météo-France vazhdoi paralajmërimet e kuqe për përmbytje në Gironde dhe Lot-et-Garonne që do të mbeten në fuqi edhe të shtunën për shkak të një episodi të rëndësishëm përmbytjeje nga lumi Garonne.

Shërbimi meteorologjik njoftoi se stuhia kishte “fuqi të pazakontë” dhe kishte goditur nga bregdeti perëndimor i Francës nga mbrëmja e të mërkurës deri në të enjten, duke lëvizur më pas drejt lindjes së Evropës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika