Subvencionimi i izolimit të shtëpive, Kurti fton qytetarët të aplikojnë sa më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sot është hapur thirrja publike “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më parë për subvencionimin për efiçiencë të energjisë.

Kurti ka thënë se ky aplikim do të zgjasë dy javë.

“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, ka shkruar Kurti.

Në lansimin e kësaj thirrjeje, dje Kurti ka deklaruar se “kush aplikon i pari, shërbehet i pari”.

Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika