Sulmet ndaj gazetarëve, Ambasada amerikane: Përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit gjatë ditë së sotme

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit gjatë ditë së sotme.

“Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim”, thuhet në reagim.

Në këtë reagim thuhet se Ambasada amerikane në Prishtinë dënon sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot.

Gjatë kësaj të premteje grupet kriminale në veri kanë sulmuar gazetarët që po qëndronin pranë komunës së Leposaviqit.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga kriminelët serbë që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika