Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është sulmuar nga dy persona në orët e para të së shtunës pranë Liqenit të fshatit Përlepnicë, në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 02:30 të datës 9 gusht.
“Sipas informacioneve fillestare, një mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët deri tani mbeten të panjohur. I lënduari fillimisht ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha Hashani për Dukagjinin.
Ai shtoi se po punohet për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.