Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Gllogoc pasi i njëjti sulmoi një mjeke.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën pasi i dyshuari kishte kërkuar trajtim mjekësor pas një rasti të dhunës në familje, njofton Dukagjini.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një rast dhunë në familje kishte kërkuar trajtimi mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësorë ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.