Sulmon disa herë me thikë një të mitur, arrestohet një person në Deçan

Pas një sulmi fizik me mjet të mprehtë ndaj një personi, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, në Deçan

Ilustrim

Një person është arrestuar të hënën e tetë gushtit në Deçan, i cili kishte sulmuar disa herë me thikë një person.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendimin e prokurorit.

 Ky rast është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi me një mjet të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar 24 persona dhe 19 janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar 59 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 36 me të lënduar.

Po ashtu, në bazë të të dhënave, thuhet se janë një mijë e 928 tiketa trafiku të shqiptuara.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika