Suspendohen tre policë që rrahën një 16-vjeçar në Drenas

Tre policë janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës pasi që dyshohet se para dy ditësh rrahën një të mitur në një palestër sportive në Drenas. Tashmë me rastin po merret edhe Prokuroria, e cila sot së bashkë me zyrtarë të IPK-së kishin shkuar në vendin ku ka ndodhur përleshja.

Shkelmat që ia dhanë një të mituri, rezultuan me suspendimin e tyre.

Pikërisht për këta tre policë është rekomanduar suspendimi nga detyra e tyre pasi po dyshohet se edhe kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Krejt situata kishte ndodhur me datën 10 të këtij muaji në Palestrën Sportive në Drenas pas një loje që ishte zhvilluar aty.

Familja e 16 vjeçarit që po dyshohet që është keqtrajtuar nga Policia refuzuan të japin versionin e tyre për televizionin.

Ndonëse, tashmë institucionet po punojnë t’i kenë të gjitha anët.

Televizioni ka marr vesh që Palestra është vizituar nga Prokuroria dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

E nga këta të fundit konfirmuan që hetimet janë duke i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë përgjegjëse.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 10.06.2024 në Drenas rreth orës 20:00 në një ndeshje në palestrën sportive ku pas përfundimit të saj zyrtarët policor kishin arrestuar një të dyshuar. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për veprën penale”, kanë thënë nga IPK-ja.

Familja e të miturit të përfshirë në këtë situatë i kanë thënë televizionit që tashmë gjendja e tij është përmirësuar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika