Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas parandalimit të rasteve të kontrabandës dhe konfiskimit të një automjeti të kërkuar ndërkombëtarisht.
Përmes një postimi në Twitter, ka thënë se angazhimi i institucioneve të vendit mbetet i njëjtë.
“Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, Policia e Kosovës ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet të kërkuar ndërkombëtarisht. Angazhimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin tonë, për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, shkroi ai.
The last two days, in several operations in the north, @Kosovo_Police has prevented smuggling cases & confiscated an internationally wanted vehicle.
Our commitment remains the same: constitutionality & legality all over our country, for a safe environment for all citizens.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 5, 2023
Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMË 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë.
Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit.
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë – Veri.
Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit Gjerman.