Një arsenal armësh është zbuluar sot në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit, gjatë një bastisjeje të Policisë së Kosovës, zhvilluar në bashkëpunim me AKI-në dhe Prokurorinë, nën monitorimin e KFOR-it dhe Eulex-it.
Për këtë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që, sipas tij, i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq.
“Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic. Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.
Sipas tij, gjatë operacionit janë sekuestruar raketahedhës dore (zolla), granata dore, tromblona, armë dhe municion i llojeve të ndryshme.