Sveçla: Arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë

Për shkak të dëmtimit të provave në aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, është arrestuar një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte marrë pjesë të hënën e 23 majit, në aksionin në Veri të Kosovës.

Sevçla ka thënë se arsyeja e arrestimit të tij është “Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit”

A, gjithashtu, ka dhënë detaje se zyrtari policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë është dërguar në mbajtje pas arrestimit nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Ministri i Punëve  të Brendshme ka thënë se Policia e Kosovës nuk do ta tolerojë krimin e në veçanti atë brenda policisë.

“Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda rradhëve të policisë” ka thënë Sveçla.

Ndërsa ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për policë të ndershëm e profesional, dhe të pastër në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.

Shaktërrohet një laborator ku kultivohej droga në Zveçan, arrestohen katër persona

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika