Sveçla: Kosova e përkushtuar të shtyjë para iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e ministrave përgjegjës për sigurinë e brendshme dhe migracionin në vendet pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, foto gjatë takimit të ministrave në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të mërkurën se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat ai thotë se janë në dobi të rajonit dhe më gjerë.

Në një postim në Twitter, Sveçla ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin e ministrave, në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për qeverinë tonë”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, ai gjatë fjalimit të tij, ka potencuar rëndësinë jo vetëm të bashkëpunimit rajonal, por dhe më gjerë, në shkëmbimin e informacioneve me qëllim të luftimit të migrimit të parregullt, por dhe në rritjen e sigurisë në përgjithësi.

Gjithashtu, Sveçla ka prezantuar rezultatet e Kosovës në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat sipas tij, kanë ndikuar në rangimin e Kosovës, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë në Sundimin e Ligjit si dhe përmirësimit për 17 vende në Indeksin e Transparency International.

Pamje gjatë takimit të ministrave në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit

“Në fjalimin tim ndava edhe përvojën e suksesshme të Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit, në rikthimin dhe riintegrimin e shtetasve që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, kthimin e grave dhe fëmijë të tyre, si dhe rëndësinë e bashkëpunimeve operacionale dhe me shtetet e rajonit”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, ai ka theksuar se parakusht për bashkëpunim të sinqertë është trajtimi i barabartë jo vetëm ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe nga vetë BE-ja.

Gjithashtu, sipas tij, Kosova do të vazhdojë të jetë partner serioz në angazhime për sundimin e ligjit, si parakusht për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

Më 3 nëntor, pritet të mbahet samiti i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ndërsa, ky samit do të drejtohet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.





Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika