Sveçla: Lufta jonë ndaj çdo lloj krimi do të vazhdojë pa asnjë kompromis

Për të parin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit pavarësisht se çfarë funksioni shtetëror kanë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

 





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përgëzuar Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës për aksionin në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar, i zhvilluar më datën 5 tetor të vitit 2022 në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Më tej, i pari i Punëve të Brendshme të Kosovës ka theksuar se nuk do t’i lejojnë zyrtarët shtetërorë që ta keqpërdorin misionin i cili është vetëm për t’u shërbyer qytetarëve.

“Lufta jonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër do të vazhdojë, pandalshëm, pa asnjë kompromis, dhe të gjithë do të trajtohen të barabartë para ligjit pavarësisht funksionit që bartin”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Po punojmë në vazhdimësi për ngritje të efikasitetit por edhe të integritetit brenda secilit institucion, andaj aksioni i mbrëmshëm e dëshmon vullnetin dhe gatishmërinë për të jetësuar këtë”.

“Mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë prioritet. Mbi këtë parim do të vazhdojmë të luftojmë secilën dukuri apo individ që minon sundimin e ligjit apo që cenon jetën e qytetarëve, rendin dhe sigurinë publike”, ka shkruar ai.

Ai ka përfunduar duke i inkurajuar qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë, sepse sipas tij vetëm kështu sigurohet sundimi i ligjit në çdo fushë dhe në secilin cep të Republikës së Kosovës.

13 të arrestuar dhe mbi 55 mijë euro të konfiskuara nga operacioni i koduar me emrin “TOTO”





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika