Svecla pas takimit me Peach: E njoftova atë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas takimit me Stuart Peach, ka thënë se e ka njoftuar atë për përkushtimin e Kosovës ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit

Lord Stuart Peach dhe Xhelal Sveçla

Përveç me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, i Dërguari i Posaqëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është takuar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.

Ky i fundit ka thënë se emisarin Peach e ka njoftuar për angazhimet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Po ashtu, Svecla e ka theksuar përkushtimin e ministrisë që e drejton për të krijuar paqe e stabilitet të qëndrueshëm për qytetarët e Kosovës.

“E njoftova Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në sundimin e ligjit dhe luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit si dhe për arritjet tona në këtë fushë. Duke qenë se Republika e Kosovës është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, ka thënë ai.

Në fund Sveçla e ka falënderuar Peach-in, për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ia jep Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika