Sveçla për arrestimin e kolonelit: Nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë 

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm, gjatë të cilit janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe një zyrtar i lartë të Policisë së Kosovës – një kolonel – nën dyshimet për shmangie nga tatimi.

Në një reagim në Facebook, Sveçla theksoi se krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e veçanërisht jo në radhët e Policisë.

“Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elemente të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmëri më të madhe në vend,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, Policia e Kosovës duhet të jetë gjithmonë në shërbim të luftimit të krimit, e jo të shndërrohet në strehë apo mburojë për veprimtari kriminale.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), të hënën kanë arrestuar katër persona, në mesin e tyre një kolonel Policie, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika