Sveçla: Përkushtimi për sundim të ligjit, na bën partner serioz për institucionet e sigurisë të vendeve tona aleate e mike

"Vetëm ditëve të fundit, kemi arritur konfiskimin e një veture e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane si dhe është arrestuar një person të kërkuar nga Mali i Zi, me urdhër arrest ndërkombëtar. Kemi mirëpritur falënderimet e veçanta nga pala gjermane e ajo malazeze, të cilave i ritheksojmë përkushtimin në bashkëpunimin tonë", tha ministri Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se puna e Policisë së Kosovës dhe përkushtimi për sundim të ligjit, “na bën partner serioz e të besueshëm edhe për institucionet e sigurisë të vendeve tona aleate e mike”.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri i këtij dikasteri ka theksuar se vetëm ditëve të fundit, është arritur konfiskimi i një veture, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane si dhe është arrestuar një person i kërkuar nga Mali i Zi, me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Kemi mirëpritur falënderimet e veçanta nga pala gjermane e ajo malazeze, të cilave i ritheksojmë përkushtimin në bashkëpunimin tonë”.

Sipas tij, këto raste janë dëshmi të profesionalitetit të Policisë së Kosovës, i cili siç thotë Sveçla, nuk mungon asnjëherë, në asnjë rast.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika