Sveçla pret në takim Hetemin, e njofton për angazhimin serioz dhe të suksesshëm të policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, për ta uruar për detyrën e tij të re

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, për ta uruar për detyrën e tij të re.

Gjatë këtij takimi, Sveçla e njoftoi Hetemin mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë, dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë në mes të dy institucioneve.

“Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Bashkëpunimi ndërinstitucional, e veçanërisht në mes të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, kontribuon në evidentimin e të gjitha dëshmive të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe ndihmon në sjelljen e të gjithë kryesve para drejtësisë.

Në këtë takim, Sveçla ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, major Bashkim Spahiu.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika