Sveçla publikon një dokument: Ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit terrorist lansuesin e granatave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument të ushtrisë serbe, i cili, sipas tij, vërteton lidhjen në mes të sulmuesve të armatosur dhe shtetit të Serbisë, ku siç thekson ai, dokumenti i ushtrisë serbe u është dhënë sulmuesve të armatosur me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një dokument, ku thotë se përmes tij dëshmohet se ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit terrorist lansuesin e granatave.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përmes këtij dokumenti e dëshmive të tjera, ajo që është deklaruar në vazhdimësi nga institucionet e Kosovës tashmë po mbështetet me fakte e dokumente.

“Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, ka shkruar Sveçla.

May be an image of ticket stub and text

Ai ka thënë se vetëm po shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare në mes të shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

No photo description available.

Ndryshe, dje, ministri Sveçla ka publikuar pamje gjatë aksionit të Policisë në Banjskë, ku ka thënë se shihet Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, që është prijës i sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Po ashtu, sot Sveçla ka thënë se njëri prej sulmuesve të vrarë në Banjskë më 24 shtator është Bojan Mijailloviq – rojë e shefit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë [BIA], Aleksandar Vullin, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë, më 2013.

Ndryshe, më 24 shtator, grupi që fillimisht sulmoi policinë e cila po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në Manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi sulmet ndaj policisë.

Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, policia bëri të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.

Gjatë ekspozimit të armëve në Mitrovicë të Jugut më 25 shtator, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika