Sveçla: Rreth 90 terroristë pjesë e sulmit në Banjskë, synonin krijimin e një korridori nga Serbia

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se sulmi në Banjskë të Zveçanit përfshiu rreth 90 terroristë, të cilët kishin synuar të hapnin një korridor midis Serbisë dhe komunave Mitrovicë e Veriut dhe Zveçanit në veri të Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të reja për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në një intervistë për “Syri TV”.

Sipas tij, sulmi në Banjskë ka përfshirë rreth 90 terroristë, të cilët kishin synuar të hapnin një korridor midis Serbisë dhe komunave Mitrovicë e Veriut dhe Zveçanit në veri të Kosovës.

Ministri Sveçla po ashtu ka konfirmuar se situata e sigurisë aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar.

“Tashmë kemi shumë informata që zbardhin skenarin e Serbisë më 24 shtator. Pra, kishte diku rreth 90 terroristë, të cilët u futën me armatime të rënda në Republikën e Kosovës, planifikuan të realizojnë korridor mes Serbisë dhe dy komunave: Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, ka thënë Sveçla.

Ministri Sveçla ka shtuar se shumë informacione tashmë zbardhin skenarin dhe qëllimin e sulmit të Banjskës.

Ai ka bërë të ditur se armët ushtarake të konfiskuara nuk janë të gjetura në tregun zyrtar dhe as në tregun e zi të armëve, po ashtu, ai ka shtuar se ka dëshmi të qarta të ndikimit të Serbisë në grupin kriminal që kreu sulmin.

Ministri i Brendshëm nuk ka dyshime se Serbia ka pasur një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe përgatitjen e këtij sulmi terrorist, duke thënë se grupi sulmues ishte përgatitur në Serbi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ndikimi i Rusisë në këtë grup nuk mund të përjashtohet.

“Kemi dokumente ruse të kapura në këtë rast. Dyshohet për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të individëve nga Rusia. Sipas, deklaratave të burgosurve, disa persona nuk kanë folur kurrë dhe kanë pasur maskë. Është e mundshme se ka pasur pjesëtarë të Wagnerit. Ne e dimë se ka pjesëtarë të Wagnerit që janë edhe nga Serbia. Një pjesë e tyre është kthyer në Serbi. Realisht shihet qartazi dora e Rusisë, por nuk ka nevojë që Rusia drejtpërdrejtë të marrë pjesë, mjafton ndikimi i saj në Qeverinë e Serbisë. Pas incidentit, takimin e parë që e pati Vuçiq ishte me ambasadorin rus në Beograd”, ka thënë Sveçla.

Sipas Ministrit Sveçla, është e rëndësishme të ruhet vigjilencë dhe të merren masa të përsëritura për të parandaluar skenarë të ngjashëm në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika