Sveçla: Situata në veri është duke u menaxhuar shumë mirë nga institucionet e Kosovës

"Situata në veri është e tensionuar, pasi strukturat kriminale atje janë të pakënaqura dhe janë të veshura me petk politik nga Beogradi Zyrtar, por institucionet e Kosovës janë duke e menaxhuar shumë mirë situatën, gjithmonë në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in", kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për gjendjen aktuale në veri të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me situatën aktuale në veri ka thënë se situata atje është e tensionuar, pasi rezistenca e grupeve kriminale atje është e veshur me një petk politik që është marrë nga Beogradi zyrtar.

Sveçla ka thënë se Serbia i përdor këto grupe ekstremiste për të kamufluar propozimet për marrëveshje të cilat nuk janë të pranueshme për të.

“Situata në veri është e tensionuar, pasi strukturat kriminale atje janë të pakënaqura. Rezistenca e këtyre grupeve herë-herë ka qenë e armatosur, ka pasur 11 sulme ndaj zyrtarëve të policisë, ka qenë e veshur me një petk politik që është marrë nga Beogradi Zyrtar”, ka deklaruar Sveçla.

Megjithatë, ai ka thënë se kjo është një situatë e cila është duke u menaxhuar shumë mirë nga institucionet e Kosovës, gjithmonë duke qenë në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in.

Ndërsa i pyetur për dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës, ka thënë se janë duke u shqyrtuar dorëheqjet.

“Policia e Kosovës ka rregulloret e brendshme, janë duke u shqyrtuar dorëheqjet, në mënyrë që çdo veprim i Policisë së Kosovës të jetë në përputhje me rregullativat e tyre”.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se si të përfundojë kjo procedurë do të hapet konkursi për pranimin e policëve të rinj.

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika