Sveçla takohet me gjeneralin e NATO-s, e njofton me provat e sulmit terrorist të 24 shtatorit

Ministri Sveçla është takuar sot me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch. Në këtë këtë Sveçla e ka njoftuar gjeneralin e NATO-s me provat e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla e ka falënderuar Admiralin Stuart B. Munsch mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve

“E falënderova për mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve veçanërisht pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur logjistikisht dhe financiarisht nga Serbia ndaj Kosovës më 24 shtator”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm e ka njoftuar Admiralin Munsch që institucionet tona të sigurisë janë duke punuar intenzivisht në analizimin e të gjitha provave të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se deri më tani të gjitha provat dëshmojnë qartë për përfshirjen e Serbisë në këtë sulm terrorist.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor duke qenë thellësisht me vlerat perëndimore.

Më tej ai ka shtuar se bashkëpunimi mes institucioneve tona të sigurisë, NATO-s dhe partnerëve tanë është i ngushtë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë gjithmonë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika