Sveçla takohet me Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të premte e ka takuar Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në takim me Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, këtë të premte është takuar me Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy policive të të dyja shteteve.

Në postimin e tij, Sveçla bëri të ditur se e ka falënderuar zyrtarin gjerman për ndihmën e dhënë ndaj Policisë së Kosovës, sidomos për ndihmën me pajisje teknologjike.

“Falçnderova Dr. Romann për ndihmën e dhënë për Policinë e Kosovës si në ndihmën e vazhdueshme me paisje të ndryshme teknologjike, ashtu dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore kryesisht për kontroll dhe siguri të dokumenteve, falsifikim, migrim dhe kontroll të kufirit. Theksova se përvoja e Policisë Federale Gjermane në ruajtjen dhe vëzhgimin e kufirit, luftimin e krimit në përgjithësi është jashtëzakonisht e rëndësishme për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla bëri të ditur se Presidenti i Policisë Federale theksoi se bashkëpunimi me Policinë e Kosovë ka qenë i shkëlqyer dhe se do të vazhdojë tutje me qëllim të luftimit të trafikimeve të ndryshme, shkëmbimin e informatave, përfshirë këtu edhe luftimin e migrimit ilegal.

Takimi sipas Sveçlës, ka përfunduar me ftesën drejtuar Presidentit të Policisë Federale për ta vizituar Kosovën.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika