
Swiss Home Store, kompania lidere për hijëzim të jashtëm me sistemin
Raffstore Z90, fton të gjithë prodhuesit e dritareve dhe dyerve nga PVC
dhe alumini të bëhen pjesë e një rrjeti profesional bashkëpunimi B2B.
Në një treg që kërkon produkte moderne, estetike dhe funksionale, ne
ofrojmë zgjidhjen perfekte për t’i shtuar vlerë secilës dritare:
sistemet e hijëzimit Raffstore të prodhuara në Kosovë, me standarde
zvicerane.
Pse të bashkëpunoni me Swiss Home Store?

Produkt premium lokal: Raffstore Z90 dhe Z70, të certifikuara dhe të
përshtatshme për çdo lloj fasade
Afat i shpejtë prodhimi dhe montimi
Mbështetje teknike për çdo projekt – nga përllogaritja, tek montimi dhe
pas-shitja
Katalogë, mostra dhe çmime të dedikuara për partnerë B2B
Promovim i përbashkët në rrjetet tona sociale dhe në mediat online
Kujt i drejtohet kjo ftesë?
Kompanive që prodhojnë dritare dhe dyer nga alumini dhe plastika (PVC)
Kompanive të fasadave që kërkojnë integrim me sisteme hijëzimi
Distributorëve dhe shitësve që duan të zgjerojnë gamën me produkte
premium
Studio arkitekturore apo projekte ndërtimi që kërkojnë partner të
besueshëm në hijëzim
Bashkëpunim që sjell vlerë të dyanshme
Si partnerë të Swiss Home Store, ju jo vetëm që fitoni një produkt të
avancuar teknikisht dhe estetikisht, por përfitoni edhe nga një qasje
komerciale transparente, bashkëpunim afatgjatë dhe ekspozim i projektit
tuaj në kanalet tona zyrtare.
Na kontaktoni sot dhe bëhuni pjesë e rrjetit tonë B2B
Swiss Home Store – Rr. Mojsi Golemi PN, Arbanë, Prizren
+383 44 425 235
[email protected]
www.swisshomestore.com
Swiss Home Store – Saktësia e Zvicrës, dora e Kosovës.