Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

Pas sulmit ajror të Izraelit ndaj Iranit, disa kompani ajrore kanë ndryshuar itineraret dhe kanë anuluar një pjesë të fluturimeve në Izrael dhe zona të tjera në Lindjen e Mesme.

Ndër linjat e prekura janë edhe ato mes Tiranës dhe Tel Avivit ku sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, janë anuluar dy fluturime nga Tel Avivi drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit.

Avioni i parë nga Tel Avivi duhej të mbërrinte në Tiranë në orën 15:40 dhe i dyti në 16:20, por të dy këto fluturime janë anuluar.

Po ashtu, është anuluar edhe fluturimi i orës 17:20 nga Tirana drejt Tel Avivit.

Nisur nga situata aktuale, mendohet se edhe fluturimet e ardhshme në këtë linjë mund të anulohen.

Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit të premten, disa kompani ajrore ndërkombëtare kanë anuluar, shtyrë ose ndryshuar rrugët e fluturimeve të tyre.

Të dhënat nga Flightradar24 tregojnë se shumë linja ajrore janë shmangur nga hapësirat ajrore mbi Izrael, Iran, Irak dhe Jordani, ndërsa kompanitë po përpiqen të devijojnë rrugët për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve.

Zonat me konflikt të shtuar në të gjithë rajonin po bëhen një barrë serioze për operacionet dhe fitimet e kompanive ajrore, ndërsa përbëjnë gjithashtu një rrezik të madh për sigurinë.

Ndërkohë, linja ajrore siriane ka pezulluar të gjitha fluturimet, ndërsa Jordania dhe Iraku kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për shkak të tensioneve në rritje.

Siria ka njoftuar gjithashtu mbylljen e plotë të hapësirës ajrore, duke shkaktuar devijime të mëdha në trafikun ajror ndërkombëtar në Lindjen e Mesme.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika