Tahiri: Kjo Qeveri ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale

Kjo qeveri ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale të cilat tani më janë tejet parciale, karshi nevojës për një qasje të integruar për reformë, thotë deputeti Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria aktuale ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se në muajin mars bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

“Që nga ajo ditë e deri më sot nuk ka ndodhur asgjë veçse janë shpërndarë mjete pa kritere dhe pa koncept.  Në buxhetin e vitit 2024, ndarja buxhetore për skema pensionale është diku rreth 550 milionë euro, ndërsa për skema sociale diku rreth 158 milionë euro. Pra, kjo qeveri ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale, të cilat tani më janë tejet parciale, karshi nevojës për një qasje të integruar për reformë”, shkroi Tahiri.

Po ashtu, ai potencoi se “në krah të kundërt me reformën, qeveria ka shthurur strukturat institucionale, duke e shkrirë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i është larguar programit qeverisës, si dhe ka devijuar në tërësi agjendën legjislative në këtë fushë. Në vend të reformës, rritjes së barazisë e sigurisë sociale, ka ndarë “lëmoshë”, praktika këto të këqija për të konsoliduar një sistem të mirëfilltë”.

Ai thotë se pasojat janë afatgjatë, madje indikative për shtytje në migrim.

“Pasiguria sociale, mungesa e sigurimit shëndetësor, si dhe pabarazia janë rritur. Shto këtu edhe se dialogu social ka arritur në pikën më të ulët.  Për këtë, si Grup Parlamentar, kemi zhvilluar një seri diskutimesh me sindikatat. E, mbesim të vendosur të shtyjmë përpara në Kuvend, nisma legjislative që kthejnë vëmendjen e institucioneve ndaj qytetarëve, në veçanti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e ligjit diskriminues të përvojës së punës, ndaljen e tendencës përjashtuese të veteranëve nga përllogaritja e pensionit në nivel të pagës minimale, kërkesat e vazhdueshme për ngritje pagash, e së fundi kërkesa për seancë për trajtimin e Ligiit të Sigurimeve Shëndetësore”, shtoi Tahiri.

“Sot, u ndjeva mirë pasi ishte rast i mirë të njihem, por edhe të diskutoj në prezantimin e hulumtimit ‘Propozim reforme drejt një nënshtetësie më të barabartë, inkluzive dhe të qëndrueshme’, organizuar nga Instituti ‘Musine Kokalari'”.

Këtë, ai e quan një dokument tejet i vlefshëm për t’i shërbyer reformës së domosdoshme në fushën e kujdesit dhe mbrojtjes sociale.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika