Tahiri: Kur VV sistemonte jashtëligjshëm anëtarët e saj në borde, vendimet e Llabanit i lavdëronte

Abelard Tahiri, PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se respekton vendimet e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, vetëm kur ato janë në interes të saj.

Në një postim në Facebook, Tahiri përmendi rastin kur Laban ishte gjyqtar raportues në çështjen ku Grupi Parlamentar i PDK-së kundërshtoi një seancë parlamentare, në të cilën u zgjodhën drejtues të disa institucioneve, përfshirë Guvernatorin e Bankës Qendrore, anëtarët e Bordit të ZRRE-së, AKP-së dhe Fondit të Kursimeve Pensionale.

Sipas Tahirit, Laban rrëzoi kërkesën e PDK-së dhe legjitimoi seancën, duke i mundësuar Vetëvendosjes emërimin e drejtuesve në këto poste.

“Radomir Llaban ka qenë gjyqtar raportues në rastin kur Grupi Parlamentar i PDK-së kundërshtoi seancën, në të cilën u zgjodhën: Guvernatori i Bankës Qendrore; Anëtarët e Bordit të ZRRE-së; Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të AKP-së; Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale. Si gjyqtar raportues, Llaban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosje zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve. Atëherë kur Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se gjyqtari Laban dyshohet nga autoritetet e sigurisë së Kosovës se është pjesë e shërbimit inteligjent serb, BIA.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika