Tahiri: Lajçak e Borrell janë të dështuar e të shkarkuar, Kurti të japë dorëheqje

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë të shkarkuar, thotë Ish-kryenegociatorja dhe kryetarja e Lobit Rajonal, Edita Tahiri

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë të dështuar e të shkarkuar, thotë ish-kryenegociatorja dhe kryetarja e Lobit Rajonal, Edita Tahiri.

Në emisionin “Debat Plus”, Tahiri e ka quajtur turist emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun.

Ajo thotë se kompetencat tashmë i kanë kaluar treshes evropiane, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni.

Ajo thotë se Lajçak është dashur të japë dorëheqje.

Por, të njëjtën e thotë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që sipas saj, e ka pranuar Asociacionin.

“Lajçak ishte i shkarkuar, ka mbetur njëfarë turist duke shëtitur Kosovën e Bashkimin Evropian. Nuk spekuloj intervista të një ndërmjetësuesi të dështuar siç është Lajçaku, siç është i dështuar edhe kryeministri Kurti, i cili e pati letrën e Bidenit që thoshte se dialogu duhet të fokusohet dhe të rezultojë në njohjen reciproke, e dogji letrën e Bidenit, sot askush s’e përmend. Lajçak është i shkarkuar bashkë me Borrellin. Ka shkuar kompetenca te treshja e madhe, Scholz, Macron, Meloni. Lajçak është dashur të japë dorëheqje, por edhe Kurti duhet të japë dorëheqje. Ai i ka thënë VV-së nuk pranoj Asociacion, tash kur pranoi, duhet të thotë më falni më detyruan, në atë kohë ju premtova… akti moral është dorëheqja”, tha ajo.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika