Tahiri: Nuk kemi fare presidente, Osmani është e dominuar nga Kurti

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani, është e dominuar nga kryeministri, Albin Kurti

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është e dominuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Sipas meje, nuk kemi presidente fare, nuk e kryen rolin e presidentes, madje nuk ka as pavarësi që do të duhej tri pushtete të jenë të pavarura. Ajo është e dominuar komplet nga Kurti, nën urdhërat e Kurtit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se as presidentja Vjosa Osmani e as ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nuk kanë folur fillimisht asgjë pas pranimit të marrëveshjes nga Kurti në muajin shkurt.

“Nëse ia qel pak derën Kurti, ajo (presidentja) dy fjalë edhe atë me drojë. Kur e pranoi Kurti marrëveshjen e parë në shkurt, as presidentja e as ministrja e Jashtme nuk flisnin thuajse asgjë nuk ndodhi në Bruksel, derisa kaluan me ditë të tëra kur tha Kurti që u arrit marrëveshja”, është shprehur ajo.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika