Tahiri pas miratimit të buxhetit 2024: Qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron

Qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron, thotë deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri pas miratimit të buxhetit 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas miratimit të buxhetit të vitit 2024, qeveria po tallet me nëpunësit publik.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se me buxhetin e ri, i bie që ngritja e koeficientit të jetë për pesë euro më shumë.

“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron”, tha ai.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, një rritje e vogël krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar.

Projektligji për buxhetin do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Duke folur gjatë një mbledhjeje të Qeverisë për buxhetin e vitit të ardhshëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për sektorin publik, koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

“Për vitin 2024, buxheti i Republikës së Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha Kurti.

Buxheti i shtetit të Kosovës për vitin 2023 ishte 3.2 miliardë euro.

Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik parashihet të jetë 805 milionë euro, tha Kurti, duke shtuar se kjo është “30 për qind më lart se para pesë vjetëve”.

“Me këtë buxhet, kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë, prandaj për vitin 2024 kemi shtuar numrin e policëve për edhe 500 të tjerë, dhe numrin e ushtarëve edhe për 600 të tjerë”, tha Kurti.

Ai njoftoi se buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të tejkalojë shumën 216 milionë euro, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro “apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie rreth 22% më shumë sesa viti 2023 në të cilin ndodhemi aktualisht.”

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika