Tahiri për projektligjin për zyrtarët publikë: E fundos meritokracinë në administratën publike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me projektligjin për zyrtarë publikë, në thelb po varroset meritokracia në punësim publik

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 15 shtator 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në seancën e 22 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës në lidhje me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për zyrtarët publikë ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në emër të platformës politike që kishte punësim e drejtësi sjell në Kuvend “një ligj që në thelbin e vet e varros meritokracinë në shërbimin publik në administratën shtetërore”.

Sipas tij, synimi dhe motivi i një zyrtari të shtetit që të rrijë dhe të mendojë për karrierën e vet “humb kur karriera e vet në ngritje varet prej partisë”.

“Nesër do të vjen një qeveri tjetër, secili ministër është i peng atij që thotë kam vota, peng i ndikimit politik, i cili nuk do ketë ngritje pa marrë librezën e partisë”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, edhe PDK e LDK e kanë kundërshtuar këtë projektligj.

Madje PDK ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë fare në votimin e projektligjit për zyrtarët publikë.

Kjo sepse sipas tyre i njëjti e cenon në thelb punën e administratës publike dhe e dëmton jashtëzakonisht shumë.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika