Tahiri – Qeverisë: Afro tri vjet qeverisje, fjalë shumë e punë pak

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë e Kosovës se për tri vjet qeverisje ka bërë fjalë shumë e punë pak.

Në seancën e së enjtes, Tahiri ka thënë se kjo qeveri për tri vjet ka varfëruar jetën e qytetarëve dhe ka dobësuar ekonominë.

“Jeta është varfëruar, ekonomia është dobësuar, mos u mundoni të hedhni hi në sy të qytetarëve. Qysh mund t’iu dilni pensionistëve përpara”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kritikuar qeverinë për mungesë të investimeve kapitale dhe për paga të vogla në sektorin privat e publik.

Sipas tij, Qeveria Kurti për 2 vjet e nëntë muaj nuk ka arritur të “ekzekutojë” ndonjë prej investimeve kapitale.

“Ju kam thënë e keni marrë Kosovën me qelësa në dorë, vetëm një investim kapital e keni, ura që e lidh fshatin e Bekë Berishës dhe Arben Gashit. Pagat në sektorin publik janë tmerr, qysh mundeni me iu dalë pensionistëve përpara. E dini mirë çka keni folur për ata, çfarë premtime iu keni dhënë, asgjë. Reflektoni edhe pse është vitit i fundit, ka vijuar ai.

Tahiri ka kritikuar qeverinë për mossjelljen e ligjit për sigurime shëndetësore.

“Pse që tre vjet nuk vjen sigurimi shëndetësor dhe pse nuk është në diskutim? Për tre vjet nuk keni arritur me e sjell ligjin për sigurime shëndetësore”.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika