Tahiri: PDK-ja e gatshme të sjellë emër për president, por edhe të shkojë në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka shprehur qëndrimin e partisë për çështjen e presidentit apo presidentes, duke thënë se duhet të jetë dikush që i bën nder shtetit të Kosovës dhe qytetarëve.

“Duhet të jetë dikush që përfaqëson edhe pozitën edhe opozitën, por edhe qytetarët që realisht nuk e votojnë presidentin direkt. Dikush që ka reputacion e integritet vendor dhe ndërkombëtar dhe dikush që ka kontribute e është intelektual, që i bën nder edhe shtetit të Kosovës dhe qytetarëve”.

Tahiri, mes tjerash, ka treguar parimet të cilat do të bënin që PDK të jap voton për pozitën e presidentit.

“Vazhdojmë me mbet brenda këtyre qëndrimeve, në kuptim të asaj që me diskutu në parim dhe standard se kush do të duhej t’i plotësonte këto atribute për të qenë president i vendit. Ende nuk është faza që kemi folur për emra të përveçëm, nuk kemi fol as dje, s’po flasim as sot. Por, vullneti i PDK-së është me kontribu në interes të institucioneve të vendit dhe shoqërisë, por nëse nuk ka me u mujt me u gjet dikush dhe nëse s’ka me pas disponim prej forcës kryesore politike, PDK është e gatshme gjithashtu me shku në zgjedhje”, tha Tahiri.

Tahiri, mes tjerash, u shpreh se nuk është diskutuar për marrëveshje politike. Por, se a e voton PDK-ja, Vjosa Osmanin edhe për një mandat pesë vjeçar për të udhëhequr me Presidencë, Tahiri duke mos u lëshuar siç tha në emra të përveçëm, nënvizoi se vendit nuk i bën mirë dikush që ka pasë qasje të njëanshme.

“Nuk është që është diskutu për marrëveshje politike, kjo çështje ka përfundu. Marrëveshje politike i kish ra kur është formu Qeveria. PDK-ja nuk është e interesuar për marrëveshje politike, por për me pas qasje proaktive, pozitive, mbështetëse për institucionet dhe mbështet një kandidat që plotëson këto standarde që i ceka. Nuk është se po du me u lëshu në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pas qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson veç një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike. Në këtë nivel jemi tu fol në parime dhe standarde, por nëse është e nevojshme dhe e arsyshme dhe kërkohet, padyshim që PDK do të nxjerrë edhe emra”, u shpreh Tahiri.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika