Takim trepalësh Kosovë – Kroaci – Shqipëri për avancimin e bashkëpunimit mbrojtës

Të martën në Kroaci është mbajtur takimi trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve, në kuadër të Deklaratës së përbashkët të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejshëm për zbatimin e Deklaratës.

“Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika