Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në shenjë mirënjohjeje u zbulua një pllakë simbolike

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie, Petrit Ajeti që u zhvillua më 22 gusht.

Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj ShBA-së, CIA-s dhe personalisht Burns, siç njofton AKI-ja, u zbulua edhe pllaka simbolike me porosi të veçantë brenda objektit të inteligjencës kosovare.

Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndrontr mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”

Pllakën e zbuluan dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns.

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns më 22 gusht zhvilloi vizitën e tij dyditore në Kosovë.

Në ditën e parë ai takoi presidenten, Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti ndërsa në ditën e dytë takoi kryeministrin, Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së .

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika