Tasholli: Presim 200 mijë njerëz në protestën e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Fotografi nga protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me gjyqin për krime lufte në Hagë, foto REL.

Përfaqësuesi i nismës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka qenë i ftuar këtë javë në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ku ka folur për protestën e paralajmëruar më 17 shkurt.

Në intervistën e tij, Tasholli ka shprehur shqetësime lidhur me premisat politike të Gjykatës Speciale, duke theksuar se presioni publik është thelbësor në një demokraci liberale dhe ndikimi në të duhet të jetë pikërisht në këtë formë.

“Unë kam dyshime dhe frikë për premisat politike të Gjykatës Speciale. Presioni publik është shumë i rëndësishëm në një demokraci liberale, prandaj protestat duhet të shërbejnë për të mos e lejuar atë të kapërcejë kufijtë e saj. Zëri qytetar është më i vlefshëm se çdo institucion që tenton të shkelë dinjitetin. Kjo Gjykatë, mendoj, e ofendon inteligjencën tonë”, deklaroi ai.

Ai shtoi se protesta e 17 shkurtit do të jetë një formë e shprehjes së vullnetit qytetar, kurse paralajmëroi një rekord të protestuesve.

“Protesta e 17 shkurtit do të jetë një lloj referendumi për të vendosur nëse duam t’i kthejmë çlirimtarët në vendin tonë dhe ta ndalim padrejtësinë, apo ta lejojmë të vazhdojë. Nëse ata po na thërrasin emrin, ne duhet t’u japim përgjigje. Besoj se kjo protestë do të mbledhë rreth 200 mijë njerëz dhe do të jetë më e madhja që ka parë ndonjëherë vendi ynë”, theksoi Tasholli.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika