Taulant Balla përgëzon policët për aksionin ku u arrestua asamblisti i VV-së

Në një aksion anti-drogë të sprovuar me sukses në Shqipëri, pesë persona u arrestuan pasi u sekuestrua një sasi e madhe dozash tableta droge. Ndër të arrestuarit u identifikua edhe një person i njohur, asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka përshëndetur veprimin e Policisë së Shtetit dhe ka bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët për parandalimin e trafikimit të drogës

Në foto: Taulant Balla, Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Këtë të martë, Policia e Shqipërisë në një aksion anti-drogë ka kapur pesë persona të cilëve u është sekuestruar një sasi e madhe dozash tableta droge.

Gjatë ditës pati reagime të shumta pasi njëri nga të arrestuarit u kuptua se është asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci.

Për këtë aksion ka reaguar edhe Taulant Balla, ministër i Brendshëm i Shqipërisë, i cili e ka përgëzuar Policinë e Shtetit për aksionin.

“Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt”, ka shkruar Balla.

Tutje, ai ka theksuar se “publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Pra duhet një QILIZËM KOMBËTAR për të pastruar sa të mundemi shpërndarjen e drogave pranë shkollave, pallateve dhe mjediseve të tjera publike. Duhet të rrisim sa të mundemi perimetrat e kontrollit dhe sigurisë rreth e pranë shkollave, ku rrjeta jonë të kapë me patjetër çdo keqbërës”.

“Nëse Policia e Shtetit synon të kthehet në institucionin më të besuar, duhet pikësëpari të mos zhgënjejmë prindërit që presin prej nesh të parandalohet dhe luftohet shitja e drogave në përgjithësi dhe në afërsi të shkollave në veçanti. Prindërit në shtator kur të rifillojë viti shkollor do të na e ribesojnë ne këtë detyrë. Policia e Shtetit duhet ta mbajë fjalën dhe bëjë detyrën! E ardhmja nuk duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe unë jam i motivuar të bëjmë më të mirën siç publiku pret prej nesh. Pres rezultate nga Policia e Shtetit!”, ka përfunduar Balla.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika