Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit, të akuzuar për spiunazh te BIA serbe.
Qerimi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.
Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.
Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh