Të enjten, Kuvendi mban dy seanca

Të enjten, në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy seanca. Njëra do të fillojë në ora 10:00, kurse tjetra në orën 14:00. Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë shqyrtimi i pikave të papërfunduara në seancat e kaluara

Kuvendi i Kosovës





Të enjten e 29 shtatorit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.

E para do të fillojë në orën 10:00 ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut dhe shqyrtimi i parë i projektligjit për Anti dopingun, ndërsa tjetra do të fillojë në orën 14:00, e cila në rend dite do të ketë shqyrtimin e pikave të papërfunduara të seancave të mbajtura më 4 gusht, 15 gusht, 22 shtator dhe 23 shtator.

Pikat e tjera të rendit të ditës:

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,
  • Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Ndërsa duke filluar në orën 14:00, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me pikat e papërfunduara të seancave të mëhershme.

Së pari, Kuvendi do të vazhdojë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15 gusht, 22 dhe 23 shtator.

  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Ndërkaq pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022, janë: 

  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së  Kosovës,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
  • Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
  • Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
  • Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
  • Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.


Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika