Të enjten, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta viziton Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga e enjtja e 21 korrikut deri më 23 korrik do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, e për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë vizitës së tij dhe delegacionit shoqërues

Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta

Të enjten, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

“Nga 21 deri më 23 korrik, Ilir Meta së bashku me një delegacion shoqërues do të jetë në Kosovë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka vijuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Po ashtu, në kohën e ardhjes më 21 korrik, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Po ashtu, edhe në ditën e kthimit, më 23 korrik, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore të lëvizjes së eskortës, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi dhe riorientimi i trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika