Të gjitha komunitetet në Prizren mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha ka qëndruar sot në Komunën e Prizrenit, ku është pritur nga nënkryetari për komunitete në Komunën e Prizrenit, Furkan Bütüç dhe ka zhvilluar takim të përbashkët me përfaqësues të të gjitha komuniteteve në këtë komunë.

Përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak, romë ashkali dhe egjiptian njëzëri kanë shprehur mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që organizohet nga platforma “Liria ka Emër” dhe do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha shprehu mirënjohje për përkrahjen e parezervë nga këto komunitete, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.

Tashmë pjesëmarrjen në Marshin “Drejtësi, jo politikë” e kanë konfirmuar edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika