Të gjitha vendimet që u morrën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 182-të, në të cilën ka:

– Emëruar anëtarët e Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh.A, në këtë përbërje: Jetmir Nuka – kryesues, Vjollca Salihu – anëtare, Luljeta Lutfiu – anëtare, Ruzhdi Zeqiri – anëtar, Kimete Fazliu – anëtare dhe Afrim Bulluti – anëtar.

– Emëruar Aurora Dinaj, anëtare në Bordin e drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica”, Sh.A. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë Nr.09/81 të datës 1 qershor 2022.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Prizrenit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme Objekti i ish Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” Prizren, e cila është e nevojshme për realizimin e Projektit “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”, njofton Kryeministria.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit: Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”.

– Ndarë 287 mijë euro për strehimoret dhe organizatat jo-qeveritare të licencuara të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

– Miratuar kërkesën për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga viti 2023 në vitin 2024 të fondeve nga nën programi “Kontigjenca për Energji”, në shumë prej 22,738,482.51€ dhe që pastaj mund të ndahen në kuadër të masave të para që janë pjesë e programit të dakorduar ndërmjet Qeverisë dhe Bashkimit Evropian.

– Ndarë 16,000,000€ për zbatimin e masës 1 dhe 4 të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2023, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023.

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

 

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika