“Të ka përjashtu Albini”, “Je e paditur”- Deputetja e PDK-së e ashpër me Gërvallën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, nuk e ka kursyer nga kritikat e ashpra ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Shwartz.

Ajo në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ministrja Gërvalla i ka dorëzuar të gjitha kompetencat e saj si ministre të zëvendësi i saj, teksa u shpreh se kryeministri Albin Kurti e ka përjashtuar atë nga kabineti qeveritar.

Musliu – Shoshi, u shpreh se ministrja Gërvalla, vazhdimisht merr vendime të jashtëligjshme kundër stafit diplomatik brenda MPJD-së.

“Zonja Gërvalla më vjen shumë keq që nuk je pjesë e kësaj mrekullie që ka ndodh, sepse po shihet që Albini të ka përjashtu nga kabineti qeveritar, po shihet që edhe vetë i ke dorëzu kompetencat të cilat i ke me ligj, dhe i ke dorëzu të zv.ministri juaj që është Kreshniku dhe ai merret me anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me agjendën e BE-së, me çështjet biletarelae. Ti përveç që merresh me punët e brendshme të MPJD-së, asgjë tjetër nuk ke, edhe ato punët që merresh brenda MPJD-së, të gjitha i ke të jashtëligjshme. Instancat që janë gjyqësore çdo ditë po të kthejnë vendimet që je në kundërshtim me ligjin, në çdo vendim ditor që e merr kundër stafit diplomatik tonë”, ka thënë ajo.

Deputetja e PDK-së, e quajti ministren Gërvalla të paditur dhe njeri që vazhdimisht krijon përçarje.

“Sa i përket spektrit ndërkombëtar, Kosova kurrë as në vitet e 90, nuk ka qenë më keq se është me ty. Në krye të diplomacisë je ti që je e paditur dhe nuk merr erë në këtë punë, përpos përqarjes nuk ke bërë asgjë. Që nga ardhja në pushtet shërbim të jashtëm nuk ka, lobim nuk ka, njohje të reja jo. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është vetëm në formë dëshirore”, ka thënë ajo.

Seanca e Kuvendit po mban seancën për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika