Të martën mblidhen katër komisione parlamentare

Të martën e 2 korrikut do të mblidhen Komisioni për Media dhe Zhvillim Rajonal, Pushtet Lokal,  Administratë Publike, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Ilustrim

Të martën e 2 gushtit do të mblidhen katër komisione parlamentare. Grupet parlamentare ndahen në dy grupe, grupi i parë fillon në orën 10:00 dhe grupi i dytë fillon në orën 11:00.

Komisioni për Media dhe Zhvillim Rajonal, Pushtet Lokal, Administratë Publike do të shqyrtoj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive. Ky komision do të mblidhet në Kuvendin e Kosovës në sallën N-303.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të shqyrtoj Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara. Ky komision do të mblidhet në Kuvendin e Kosovës në sallën N-204.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtoj raportin vjetor për performancën e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2020. Ky komision do të mblidhet në Kuvendin e Kosovës në sallën N-302.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtoj raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për 2021.

I ftuar në lidhje me këtë çështje do të jetë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për 2021.

I ftuar në lidhje me këtë çështje do të jetë drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika