Të mërkurën çmimi i naftës më i lirë se ditëve të tjera

Në publikimin e përditshëm të çmimeve të derivateve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, del se çmimi i naftës dhe i benzinës ka rënë për një cent respektivisht për dy

Ilustrim

Nga 1.79 euro për litër sa ishte të martën, çmimi i maksimal i lejuar për derivatin e naftës është 1.78 euro, kurse i benzinës nga 1.76 euro për litër ka rënë në 1.74.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme dhe kompanitë e derivateve nuk do të kenë të drejtë për 24 orë që t’i rrisin këto çmime më lart sesa është caktuar nga MINT.

Ministria në fjalë, pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan”, për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika