Të paktën 30 të plagosur në sulmin rus në stacionin hekurudhor, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të paktën 30 persona janë plagosur pas një sulmi me dron rus në një stacion hekurudhor në Ukrainën verilindore.

Në një postim në X, ai tha se raportet paraprake tregonin se stafi i trenit dhe pasagjerët ishin në vendin e sulmit në qytetin Shostka, në rajonin Sumy, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe kanë filluar të ndihmojnë njerëzit, teksa numri i saktë i të plagosurve nuk dihet ende”, tha Zelensky.

“Rusët nuk mund të mos ishin në dijeni se po synonin civilët. Ky është terrorizëm, të cilin bota nuk ka të drejtë ta injorojë. Çdo ditë Rusia merr jetë njerëzish. Dhe vetëm forca mund t’i ndalojë ata”, shkroi ai.

Udhëheqësi ukrainas bëri thirrje gjithashtu për “veprim” nga Perëndimi, duke thënë: “Kemi dëgjuar deklarata të vendosura nga Evropa dhe Amerika – dhe është koha t’i kthejmë të gjitha në realitet.”

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika