Të paktën 39 persona kanë vdekur, përfshirë fëmijë, në një përleshje në një tubim politik në shtetin jugor indian të Tamil Nadu-së.
Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur të shtunën në një aktivitet fushate për aktorin e shndërruar në politikan Vijay, në distriktin jugor Karur, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Kryeministri i Tamil Nadu-së, M.K. Stalin, u tha gazetarëve në Karur se 39 persona kishin vdekur ndërsa 51 persona po merrnin trajtim mjekësor.
Numri i të vdekurve përfshinte të paktën 17 gra, 13 burra dhe nëntë fëmijë.
Kompensimi prej një milion rupish do t’u ofrohet familjeve të të ndjerëve, shtoi Stalin, teksa po ashtu ka kërkuar edhe një hetim për incidentin.
Përplasjet vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indi, dhe ka pasur disa incidente të ngjashme tragjike vetëm këtë vit, duke përfshirë festivalin e famshëm hindu Kumbh Mela.