Policia e Toronto-s ka nisur hetimet për raportimet se një armë zjarri është përdorur pranë Konsullatës së SHBA-së në Toronto.
Sipas njoftimit të policisë, një raport për të shtënat u pranua pak para orës 05:30 lokale (09:30 GMT), dhe “është gjetur dëshmi e përdorimit të armës”.
Nuk raportohet për të lënduar, dhe ende nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar, raporton BBC.
Si masë sigurie, rrugët në afërsi të konsullatës janë mbyllur ndërsa vazhdojnë hetimet.
Në Toronto, rrugët pranë konsullatës amerikane janë mbyllur ndërsa policia po heton.
Ndërkohë, policia norvegjeze po heton një shpërthim jashtë Ambasadës Amerikane në Oslo të dielën, ku nuk ka pasur të lënduar, por ka shkaktuar dëme të vogla.
Autoritetet po kërkojnë një person të dyshuar që besohet të ketë vendosur një pajisje improvizuar, në një akt që mund të lidhet me terrorizmin.
Ndërkohë, policia në Norvegji ka publikuar imazhe të një personi që besohet të jetë i lidhur me shpërthimin atje, i cili shkaktoi dëme të vogla në ndërtesë dhe nuk shkaktoi lëndime.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së po heton gjithashtu incidentin.