Të shtëna vdekjeprurëse pranë një sinagoge në Tunizi

Një roje besohet se ka qëlluar partnerin e tij para se të hapte zjarr ndaj vizitorëve dhe forcave të sigurisë që ishin pranë sinagogës dhe më pas ka vrarë veten

Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sulmues pranë sinagogës më të vjetër në Afrikë, në ishullin Xherba të Tunizisë.

Sulmi ndodhi gjatë një pelegrinazhi vjetor në këtë ishull, që mbledh vizitorë hebrenj nga Evropa dhe Izraeli, shkruan REL.

Një roje besohet se ka qëlluar partnerin e tij para se të hapte zjarr ndaj vizitorëve dhe forcave të sigurisë që ishin pranë sinagogës dhe më pas ka vrarë veten.

Motivet e të shtënave janë ende të paqarta.

Një prej vizitorëve të vrarë ishte shtetas francez. Edhe katër vizitorë të tjerë dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur.

Nuk është e qartë nëse vizitorët ishin pelegrinë që po vizitonin sinagogën Griba. Në disa video të publikuara online shihen vizitorë duke ikur teksa dëgjohen të shtëna.

Mbi 5.000 hebrenj kishin marrë pjesë më 2022 në pelegrinazhin në sinagogën Griba, ka raportuar AFP, duke u thirrur në të dhënat e organizatorëve lokalë.

Nuk është hera e parë që sinagoga e vjetër 2.500 vjet është cak i sulmeve.

Një sulm me bombë më 2002, përgjegjësinë e të cilit e morën militantët e Al-Kaidës, la të vrarë mbi 20 persona në këtë ishull.

Pelegrinazhi vjetor në Xherba – që gjendet rreth 500 kilometra nga kryeqyteti, Tunis – është përcjellë me masa të shtuara sigurie që nga sulmi me bombë i vitit 2002.

Tunizia është shtet me shumicë myslimane, por Xherba është shtëpi e qindra hebrenjve.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika