Të shtunën protestohet kundër Marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëheqja e Kurtit

Me fillim nga ora 14:00 të shtunën, është PSD-ja ajo e cila do të mbajë protetën e paralajmëruar kundër marrëveshjes së arritur në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq. Krahas kësaj, kjo parti ka kërkuar edhe dorëheqjen e Kurtit

Foto nga përgaditjet e PSD-së për protestën, publikuar nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj
Foto nga përgaditjet e PSD-së për protestën, publikuar nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Partia Socialdemokrate (PSD) pritet të mbajë protestën e paralajmëruar pasditen e së shtunës, protestë kjo e bërë kundër marrëveshjes së arritur në Ohër.

Përpos kundërshtimit të marrëveshjes, PSD-ja kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Nisja pritet të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Ndër të tjera, mbrëmjen e së mërkurës, Kurti e pranoi që marrëveshja me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që dy palët i konfirmojë obligimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, që mbeten të obligueshme. 39 marrëveshje janë, për më shumë se 4 vjet janë 39 marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen te plani evropian, Kurti tha se mund ta ketë problem faktin që shumë gjëra nuk janë përfshirë, por që në parim nuk ka ndonjë gjë substanciale që do ta bënte propozimin e papranueshëm.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika